18.2 për qind e qytetarëve në Zvicër kanë jetuar me borxhe gjatë 2008
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, borxhet nga dhënia me kredi e automjeteve (Leasing) prijnë në këtë listë të dhënash, më pas pasojnë borxhet nga kreditë për mobilie, pajisje shtëpiake si:televizorë dhe kompjuterë etj.
25 për qind e qytetarëve që kanë ende obligime të ndonjë kredie janë të pjesës italiane dhe franceze, ndërsa 15.4 për qind janë të pjesës gjermane të Zvicrës.
Nëse bëhet një krahasim me vendet e Evropës, atëherë rezulton të ketë më pak borxhlinj ose kredi marrës në Zvicër.
Mesatarisht 28.2 për qind e familjeve në Evropë jetojnë me kredi ose me ndonjë detyrim ose hua tjetër.