Në Gjermani raportohet se më shumë se çdo i pesti qytetar në Gjermani konsiderohet të jetë i rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj, për 17.3 milionë njerëz në vitin 2022, ose 20.9 për qind të popullsisë, siç bën të ditur Zyra Federale e Statistikave, duke u bazuar në rezultatet e para të sondazhit mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës.
6.1% ose 5.1 milionë njerëz ishin në gjendje shumë të vështirë në vitin 2022 (në vitin 2021: 4.3%). Kjo do të thotë se ata nuk ishin në gjendje të paguanin qiranë ose faturat e shërbimeve komunale ose të hanin jashtë shtëpisë një herë në muaj.