Një e katërta e të gjithë zviceranëve tashmë figurojnë të paktën një herë në listën e zezë të borxheve.
Ky është rezultat i një studimi përfaqësues të krahasimit Comparis. Pagesat e faturave janë veçanërisht në gjendje të keqe në pjesën frankofone të Zvicrës, ku çdo person i tretë tashmë është ndjekur penalisht, përcjell albinfo.ch.
Familjet me të ardhura të ulëta janë të prekur keq nga mbledhja e borxheve. Bëhet fjalë për personat me të ardhurat e familjeve, të cilat fitojnë më pak se 4 mijë franga në muaj, madje një në dy tashmë janë në listë të zezë të borxheve, siç shkruan Comparis.
Aktualisht, çdo i shtati i anketuar pretendon të ketë figuruar në regjistrin e listës së zezë të borxheve. Në Romandi, 22 për qind, gati dy herë më shumë se në Zvicrën gjermane dhe Ticino. Edhe në vendet urbane, 18 për qind e njerëzve kishin figuruar në regjistrin e listës së zezë të mbledhjes së borxheve.
Vetëm një në katër paguajnë faturat e tyre menjëherë pas pranimit. Gjysma e të anketuarve (56 për qind) paguajnë faturat e tyre në baza mujore.