Këtë vit, 39 për qind e francezëve udhëtuan diku për festat e Krishtlindjeve, edhe pse shumica e tyre thanë se ata kanë përshtypjen se buxheti familjar i tyre dukshëm do të “vuajë”, për shkak të shpenzimeve, thotë një sondazh i kompanisë „Panel on the web“, transmetojnë mediat franceze.
Në mesin e atyre që udhëtan diku ishin kryesisht të rinj, 37 për qind.
Franca është një destinacion i preferuar për të huajt për të udhëtuar gjatë Krishtlindjeve, ndërsa francezët kanë më shumë gjasa të zgjedhin njërin nga destinacionet brenda vendit.
Madje 80 për qind e udhëtarëve francezë për festa nuk e lënë atdheun e tyre. Pothuajse 33 për qind e francezëve kanë zgjedhur një destinacion brenda vendit diku në male.