Në 2017 janë regjistruar 1039 iniciativa për dëbim të kriminelëve, prej të cilëve 88 përqind me dëbime obligative të vendit.
Shumica e personave janë ata të cilët nuk kanë pasur vizë B ose C në Zvicër (86 përqind), pra ata që kanë qenë për qëndrim të shkurtër në Zvicër, azilkërkues, turistë ose persona të cilët kanë qëndruar ilegalisht në Zvicër. Shumica janë persona të gjinisë mashkullore (92 përqind).
54 përqind e të huajve kriminelë janë deportuar
Zyra Federale ka zbuluar 1210 raste të aktgjykimeve për dëbimin e të huajve kriminelë sipas ligjit të ri të futur në fuqi prej 1 tetorit 2016. Në 54 përqind të këtyre rasteve është shqiptuar pasa e depërtimit. Të huajt me vizë B ose C janë dëbuar në 10 përqind të rasteve, ndërsa të huajt tjerë përbëjnë 71 përqind të rasteve të dëbimit.
80 përqind e të paragjykuarve kishin dënim me burg. Prej të burgosurve vetëm 17 përqind ishin ata me dënime më pak se gjashtë muaj burg. Ndërsa nga numri i përgjithshëm i të dënuarve, më pak të dëbuar ishin ata që ishin dënuar me gjobë (3 përqind). Në këto raste përpiqej që i pandehuri të mos dëbohej.