Wilson Bentley, një fermer nga Vermont, kishte një shije të theksuar për fluskat e borës. Atij i dukeshin aq interesante sa që i kushtoi shumë vjet të jetës së tij për të arritur t’i kapë ato me një aparat fotografik dhe një mikroskop.
Ai ia arriti qëllimit të tij për herë të parë në vitin 1885, por ky rezultat nuk i mjaftonte. Sipas Institutit Smithsonian, Wilson Bentley ka fotografuar më shumë se 5000 fluska të borës gjatë jetës së tij. Hulumtimet e tij të gjera çuan atë që të pohojë për revistën “American Magazin” që çdo fluskë dëbore është unike në formën e saj.





