Zëdhënësja e Catherine Ashtonit, Maja Kocijanciq, ka thënë se gjatë qëndrimit në Kosovës, Ashton do të bisedojë për reformat evropiane në Kosovë dhe për dialogun me Beogradin, raportoi Telegrafi.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së një ditë para vizitës në Kosovë do të qëndrojë edhe në Beograd, ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të këtij shteti fqinj për reformat që bën Serbia në procesin e përfarimit me BE-në, bashkëpunimin rajonal të saj, si dhe për rrjedhën e dialogut Beograd-Prishtinë dhe pritjet që ky dialog të sjellë shpejt edhe disa rezultate të prekshme.