Në konferencën vjetore të Drejtorisë Zvicerane të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim (DEZA), ministri i jashtëm, Ignazio Cassis është shprehur në favor të një bashkëpunimi më efektiv ndërkombëtar.
“Duhet dhe ka mundësi që të rimendohet një drejtim i ri i bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim”, ka thënë Cassis para rreth 1200 pjesëmarrësve të konferencës së mbajtur në Bernë, bëhet e ditur në një komunikatë të organizatorit.
Temë e konferencës së sivjetme vjetore ishte puna në Afrikë e Drejtorisë së Zvicrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe e Sekretariatit Shtetëror për ekonomi. Në Afrikë duhet të promovohen në mënyrë të qëndrueshme zonat urbane dhe ato rurale është thënë në konferencë.
Drejtioria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA)hyn në kuadrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, resor ky të cilin e drejton Ignazio Cassis.