Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një tak ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, të cilës i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë dhe e falënderoi për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjithmonë, transmeton albinfo.ch.
“Zëri juaj ka qenë ndër zërat e parë për pavarësinë e Kosovës dhe ka hapur sytë e shumë të tjerëve”, ka thënë Thaçi thuhet në njoftimin e presidencës. Presidenti Thaçi e falënderoi Presidenten Calmy-Rey që nuk po e harron Kosovën.
Presidenti Thaçi gjithashtu foli për të arriturat e Kosovës që nga pavarësia.
Ndërsa ish-presidentja Micheline Calmy-Rey u shpreh se është e lumtur që gjendet në Kosovë. “Fatin e Kosovës e kam në zemër”, u shpreh Presidentja Calmy-Rey.
Ish presidentja dhe ish kryediplomatja shumëvjeçare e Zvicrës, pasditen e sotme shpallet qytetare nderi e Komunës së Vitisë. Me këtë rast, një shesh i Vitisë do të marrë emrin e Calmy Rey, bën të ditur faqja zyrtare e Komunës së Vitisë në Facebook, duke cituar kryetarin e kësaj komune, Sokol Halilin.