Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, bashkë me delegacionin e saj, ka udhëtuar drejt Tel Avivit, ku do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Sot ajo ka vizituar edhe Jerusalemin, e këtë vizitë e ka cilësuar si të jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch.
“Një eksperiencë e jashtëzakonshme shpirtërore dhe historike sot për të parën herë në Jerusalem”, ka shkruar Maliqi në Instagram.
Ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës, që u kushtohet emigrantëve shqiptarë.
Fotot: Instagram @jonidamaliqi

