Bytyqi shënon dy gola dhe fiton një penallti në fitoren e Vikingut
0 Likes0 Share
Zymer Bytyqi ka vazhduar me formën e mrekullueshme në elitën e futbollit norvegjez. Sulmuesi anësor ka qenë më i miri në fushë në fitoren e Vikungut 5-2 ndaj Aalesund. Serinë e golave e hapi pikërisht ylli nga Kosova ku shënoi një gol fantastik pas asistimit nga De Souza. Pjesa e parë përfundoi 1-1, ndërsa në […]
Zymer Bytyqi ka vazhduar me formën e mrekullueshme në elitën e futbollit norvegjez.
Sulmuesi anësor ka qenë më i miri në fushë në fitoren e Vikungut 5-2 ndaj Aalesund.
Serinë e golave e hapi pikërisht ylli nga Kosova ku shënoi një gol fantastik pas asistimit nga De Souza.
Pjesa e parë përfundoi 1-1, ndërsa në minutën e 65-të anësori fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi Veton Berisha.
Vetëm tetë minuta më vonë, ylli nga Kosova ka realizuar njërin nga golat më të bukur këtë vit në Norvegji.
24-vjeçari shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, duke konfirmuar kështu formën e mirë që po kalon.