Futbollisti i skuadrës juniore të Austrisë, 17 vjeçari me prejardhje nga Kosova Sinan Bytyqi do të ndërrojë skuadrën. Nga amatorët e klubit austriak Admira ai do të kalojë në akademinë e klubit të madh anglez, Manchester City.
Lojtari ofensiv i qendrës tashmë është marrë vesh me Mançesterin, që mban vendin e dytë në Premier ligë, për angazhimin e tij. Kështu ka deklaruar për mediet austriake menaxheri i Admiras Alexander Friedl. Por, ka thënë ai, mbeten ende detaje të marrëveshjes për tu saktësuar.
Bytyqi, i cili deri më tash ka luajtur në tri ndeshje për kombëtaren U17 të Austrisë, është dujke qëndruar aktualisht në Mançester. Atje ai ka realizuar stërvitjet provuese.