Improvizimet gazetareske në Kosovë e gjetiu bëjnë betejë për klikime. Informimi i drejtë i qytetarëve është obligim moral dhe profesional i çdo mediumi informativ.
Albinfo.ch, sot doli të shëtisë në parkun William Rappard në Gjenevë dhe syri i saj e çoi tek përmendorja e Gjergj Kastriotit.
Një përulje para përmendores tregon se ajo qëndron përplot vendosmëri aty ku Evropës demokracia i fle në zemër.
Tek këmbët e bustit ka borë vezulluese të dimrit gjenevas.
Pra, askush nuk e ka thyer bustin dhe po ashtu askush nuk e ka grisur para këtij busti fotografinë e Ramush Haradinajt, siç është shkruar sot në disa media në Prishtinë.
Prandaj, albinfo.ch mund të konfirmojë se sot, më 15 janar, në orën 15:18 busti i Skënderbeut ishte në gjendjen e tij të zakonshme, i paprekur. Këtë e dëshmojnë edhe fotot e bëra nga ish luftëtari i UÇK-së Agim Ramosaj.
Shihni dhe fotot tjera të bëra sot.
(Fotot: Agim Ramosaj)



