Shqipëria do të nisë sot përfaqësimin në Festivalin Evropian të Këngës, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë, dhe fillon nga ora 21:00.
Përfaqësuesi i Shqipërisë, Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurosongut. Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet më 10 maj, derisa më 12, shkruan albinfo.ch.
Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.
Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.
Nga ora 21:00 fillon spektakli, ku keni mundësi edhe të votoni për garuesin shqiptar. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për shqiptarët që jetojnë në Zvicër, Maqedoni, Austri, Kroaci, dhe vendet tjera.
Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.
