humica prej nesh dhuratat duam t’i hapim sapo që t’i marrim ato.
Por një burrë ka arritur që një dhuratë për Krishtlindje ta mbajë nën pemën e Krishtlindjeve dhe të mos e hapë për 47 vjet.
Adrian Pearce madje nuk ka në plan ta bëjë këtë as në të ardhmen. Ai kishte marrë këtë dhuratë nga ish e dashura, kur ishte 17-vjeçar, në momentin që ata ishin ndarë, transmeton Albinfo.ch.
“Ajo më dha dhuratën dhe e mora në shtëpi. Eca gjatë dhe isha i mërzitur dhe i nervozuar, dhe të gjitha gjërat tjera kur dikush ndahet prej jush. Andaj e gjuajta dhuratën nën pemën e Krishtlindjes”, ka thënë ai për “CBC”. “Pasi familja ime i hapi dhuratat e tyre, ishte një e mbetur dhe ajo ishte që Vicki më kishte dhënë. I thash familjes se s’do e hapi kurrë atë dhuratë”.
Tani Adrian edhe pse është martuar dhe ka fëmijë akoma po e mban premtimin. Kjo nuk i pengoi familjes, deri kur gruaja e tij vendosi që kjo dhuratë nuk mund të mbahej në shtëpi. Pas këtij vendimi, Adrian vetëm e shikon nganjëherë dhuratën në raste të caktuara, por akoma nuk e hap.
Adrian ka thënë se ka pasur sërish kontakte me Vickin, por më pas nuk ishte i interesuar që të lidhej me të.