Skip to content

Burg me kusht për sulmuesin e deputetit Fehr

Një zviceran i moshës 34 vjeçare është drenuar sot në Cyrih me gjashtë muaj heqje lirie me kusht. Ai ka pranuar se ka sulmuar fizikisht deputetin nacional nga SVP-UDC, Hans Fehr. Para një viti, politikani Hans Fehr qe sulmuar nga disa persona të maskuar para sallës ku mbahej kuvendi tradicional i partisë së përmendur, në […]

Një zviceran i moshës 34 vjeçare është drenuar sot në Cyrih me gjashtë muaj heqje lirie me kusht. Ai ka pranuar se ka sulmuar fizikisht deputetin nacional nga SVP-UDC, Hans Fehr.

Para një viti, politikani Hans Fehr qe sulmuar nga disa persona të maskuar para sallës ku mbahej kuvendi tradicional i partisë së përmendur, në Albisguetli , njofton drs.ch.

Ndjekja penale për pjesëmarrësit tjerë në këtë akt dhune është ndërprerë, deri sa të sigurohen indikacione të reja, njofton Prokuroria e përgjithshme e Cyrihut.