Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gjyqi i Qarkut i Badenit (Aargau) në përmbyllje të procesit për vrasjen e Lucies, vajzës 16 vjeçare nga Friburgu ka shqiptuar sot vendimin përfundimtar për vrasje të rëndë.
Verdikti i trupit gjykues ka qenë: burg i përjetshëm për vrasësin 28 vjeçar të vajzës që punonte si dado në kantonin Schwyz. Po kështu, gjyqi i ka shqiptuar të dënuarit edhe masën e kujdestarisë (mbikëqyrjes). Kjo e fundit nuk është e përjetshme sikur dënimi kryesor
Trupi gjykues ka qenë i mendimit se i aktualisht te dorasi i dënuar nuk ka ndikim terapia, por nuk përjashtohet që në një kohë të mëvonshme kjo të jetë e mundur.
Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm, që dmth i dënuari ka të drejtë ankese.