Bunjaku ka thënë sot për blick.ch se puna me FC Nürnbergun është kapitull i mbyllur. “Unë i gëzohem sfidës së re dhe dëshiroj që me golat e mi kthej Kaiserslauternin menjëherë në bundesligën e parë”, është shprehur sulmuesi shqiptarozviceran të cilit i kalon këtë qershor kontrata me FC Nürnberg.
Pasi ndjehej i injoruar nga FC Nürnbergu, klubi ku luan prej disa vitesh, futbollisti shqiptaro-zviceran Albert Bunjaku ka vendosur të braktisë atë. Para pak ditësh ai kishte thënë për mediet gjermane se ka disa oferta nga klube të ndryshme, të bundesligës 1 dhe 2. Por, Bunjaku nuk kishte përmendur emra klubesh.
Sipas gazetës së futbollit Kicker, mesi i ri ku Bunjaku do të luajë që nga korriku, do të jetë FC Kaiserslautern.
Ky klub e ka vetëm edhe një javë në bundesligën e parë, sepse në sezonin e ardhshëm do të zhvillojë gara në një ligë më poshtë. Dhe, që në atë ligë (Bundesliga 2) të qëndrojë sa më shkurt, Kaiserslautern ka marrë masa, duke u përforcuar me një golgeter të mirë çfarë është Bunjaku.
Shënimi i golave në fakt ka qenë pika më dobët e klubit. Në 33 ndeshje Kaiserslautern ka shënuar vetëm 23 gola.
Sidoqoftë, sot (e premte) Bunjaku do të bëjë publik qëdrimin e tij nëse, duke filluar nga 1 korriku, do të ndërrojë klub.