Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll Albert Bunjaki ka prezantuar listën për dy ndeshjet e radhës të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2018.
Kosova përballet më 2 shtator në Zagreb me Kroacinë, dhe tre ditë më pas me Finlandën në Shkodër.
Në mesin e 22 lojtarëve të ftuar, risi është Ardin Dallku që luan për Vorskla Poltavan e Ukrainës. Ai është vëllai i Armend Dallkut, ish-futbollistit të Shqipërisë. Në skuadër janë kthyer edhe Besar Halimi e Erton Fejzullahu.
Ndërkohë, kësaj radhe në listën e Bunjakit nuk janë përfshirë Herolind Shala, Alban Pnishi, Fidan Aliti, Fanol Perdedaj dhe Avni Pepa. Bunjaku ka thënë se ka telashe për të grumbulluar futbollistët, ngase shumica e tyre nuk po gjejnë hapësira në skuadrat e tyre. Ai ka thënë se sfida me Kroacinë do të jetë shumë e vështirë, por skuadra e tij do të mundohet të japë më të mirën nga kjo sfidë, e cila zhvillohet në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.
Emërorja e futbollistëve
Portierë
- Samir Ujkani (UC”Cromonese”)
- Adis Nurkoviç (KF”Flamurtari”)
- Bledar Hajdini (KF”Trepça 89″)
Mbrojtës
- Amir Rrahmani (GNK”Dinamo Z”)
- Bajram Jashanica (KS”Skënderbeu”)
- Mergim Vojvoda (Mouscron)
- Ardin Dallku (FC Vorska Potlava”)
- Benjamin Kololli (FC”Lausiane”)
- Leart Paçarada (SV”Sandhausen”)
- Lirim Kastrati (AS”Roma”)
Mesfushorë
- Enis Alushi (LFC”Nunberg”)
- Hekuran Kryeziu (FC”Luzern”)
- Besar Musolli (KF”Kukësi”)
- Bernard Berisha (FC”Akhamat”)
- Besar Halimi (Brondby IF”)
- Valon Berisha (Salzburg)
- Arbër Zeneli ( Hereenven)
- Donis Avdijaj (Shcalke 04)
- Milot Rashica (SSV”Vittese”)
Sulmues
- Erton Fejzullahu (Kalmar FF)
- Atdhe Nuhiu (Sheflied Wendesday)
- Vedat Nuriqi(Gençlerbirligi SK)