Përzgjedhësi kosovar humbi edhe në ndeshjen e tij të fundit, atë ndaj Islandës, 2 me 0 në kualifikimet për Botërorin e vitit 2018.
Pas takimit, Bunjaki ka folur për mediat duke thënë se është krenar me gjithçka që ka bërë në periudhën që ka qenë përzgjedhës i Kosovës.
“Largimi ishte i vështirë, sepse kemi shumë vite bashkë. Me paraqitje të tillë të jep emocion edhe më shumë, pasi nuk u dorëzuam për asnjë moment”, tha Bunjaki për Supersport. “Jam shumë krenar me këta djem dhe jam shumë krenar me atë që kemi bërë këto vite. Pavarësisht problemeve, jemi i lumtur që kemi qenë në këtë grup për zhvillimin e këtyre lojtarëve”.
Në dhjetë ndeshjet e fazës kualifikuese, Bunjaki ka pasur vetëm një barazim dhe nëntë humbje.