Bundestagu do të ketë 736 deputetë, prej tyre 50 anëtarë nën 30 vjeç derisa mosha mesatare është 47.3 vjeç.
Prej numrit të përgjithshëm të deputetëve, 255 janë femra të moshës +37 derisa meshkujt vazhdojnë të mbeten shumicë (481).
282 përfaqësues janë të zgjedhur për herë të parë, transmeton Albinfo.ch.
Sipas Kushtetutës gjermane, mandati i qeverisë së mëparshme përfundon me seancën themeluese të Bundestagut.
Prandaj, presidenti Frank-Walter Steinmeier ka shkarkuar zyrtarisht kancelaren dhe kabinetin e saj, por u kërkoi atyre të qëndrojnë në detyrën e kujdestarit derisa të formohet një qeveri e re.
Këto të dhëna i ka publikuar Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.