Bundestagu gjerman ka mbështetur planin e Kroacisë për të futur euron, monedhën e përbashkët evropiane.
Kroacia ka përmbushur kriteret e nevojshme për t’iu bashkuar valutës evropiane, ndërsa një shumicë e madhe e ligjvënësve gjermanë ranë dakord në një mocion ndërpartiak të mërkurën në mbrëmje.
Gjithashtu është në interes të Gjermanisë zhvillimi dhe kompletimi i mëtejshëm i unionit ekonomik dhe monetar.
Deputeti i grupit parlamentar të AfD, Norbert Kleinwächter, e quajti Kroacinë “Greqia e re”.
Krerët e shteteve dhe qeverive evropiane kanë nënshkruar tashmë propozimin e Komisionit Evropian për të futur euron në Kroaci në samitin më të fundit të BE-së në Madrid.
Kroacia, një vend me rreth 4 milionë banorë, është përpjekur prej vitesh të zëvendësojë monedhën kombëtare, kunën, dhe të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës.
Kroacia synon të miratojë monedhën e përbashkët evropiane më 1 janar 2023. Lituania ishte vendi i fundit që miratoi euron si monedhën e saj zyrtare më 1 janar 2015./dpa