Politikania nga radhët e socialdemokratëve (SPD), Bärbel Bas, është zgjedhur në krye të Parlamentit gjerman, apo siç njihet si Bundestag.
Bas mori një shumicë të madhe në sesionin e parë të Parlamentit, sot, me 576 nga 724 ligjvënës që votuan për të.
Kryetari i Parlamentit është një nga zyrat më të rëndësishme të shtetit në Gjermani, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ky post zakonisht mbahet nga grupi më i madh parlamentar në Bundestag, i cili pas zgjedhjeve të shtatorit tashmë i përket SPD-së.
Bas është gruaja e tretë që mban këtë post.