Një debat për pak më shumë se gjysmë ore iu dedikua sot pasdite propozimit të CDU-CSU dhe SPD për konsensusin e Bundestagut dhe Qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Deputetët gjermanë kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte pro. Shqipërisë do t’i hapen negociatat.
350 deputetë gjermanë votuan për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa 188 kundër.
Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Ligi Soreca në një status në Twitter, si dhe komisioneri Johannes Hahn, postimin e të cilit ka shpërndarë Soreca.
“Bundestagu votoi në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe M.Veriut”, shkruan Soreca, përcjell albinfo.ch.