Numri i futbollistëve shqiptarë në kampionatin gjerman po rritet nga dita në ditë.
I fundit që ka lënë gjurmë në Bundesliga është Florent Muslija. Ai është shqiptar i lindur dhe rritur në Gjermani, derisa paraqitet për Hannoverin, një skuadër me traditë në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Eintracht Frankfurt mundi Hannoverin me rezultat 4:1, ku golin e vetëm e shënoi mesfushori shqiptar.
Ai hyri në lojë në minutën e 69-të dhe 17 minuta më vonë shënoi një gol të bukur, duke u gjendur mjaft mirë në zonë.
Florenti ka lindur në Achern të Gjermanisë, luan si mesfushor, dhe është vetëm 20-vjeçar.
Interesant është fakti se ai është transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Karlsruher SC, duke nënshkruar kontratë katër-vjeçare.
Muslija është paraqitur për Gjermaninë U-20.