Bundesliga gjermane fillon sonte, Borussia Moenchengladbach – Bayern Munich është ndeshja e parë që zhvillohet nga ora 20:30.
Për dallim nga sot që është vetëm një ndeshje, nesër pritet të zhvillohen gjashtë ndeshje të tjera.
Nga ana tjetër, edhe Premier League angleze fillon sonte.
Brentford – Arsenal, është ndeshja e parë e cila zhvillohet sonte.
Gjithashtu sot është vetëm një ndeshje, derisa nesër pritet të zhvillohen shtatë ndeshje të tjera.