Për sharmin dhe talentin e saj të veçantë, shumë figura të njohura botërore kanë fustanet e disenjatores shqiptare, që e quajnë unike për stilin dhe dizajnet e saj.
Ajo është Fate Kastrati, një stiliste dhe influencuese e modës mjaft e suksesshme, e cila vepron në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Ajo ka nisur aktivitetin në fushën e modës që në moshë fare të vogël dhe falë talentit të saj, tashmë krijimet e Kastratit vishen edhe nga aktorët dhe prezantueset e televizioneve gjermane.
Që në moshë të re ajo kishte dëshirë të bëjë dizajne të fustaneve, kjo ishte edhe arsyeja që ajo vendosi ta ndjekë shkollën e modës.
Ajo që në fillim kishte talent në dizajnim, dhe sot është një profil i suksesshëm i modës. Kërkesat më të mdha i ka nga shteti i Zvicrës, pastaj nga Austria dhe Gjermania. Të shumtë janë moderatoret dhe modelet që porositin fustane dhe ndihen unike me veshjen e kreatores shqiptare.
Ajo rrjedh nga një familje nga Peja, e do shumë Kosovën dhe Rugovën e ka vend të preferuar. /Albinfo.ch
Më poshtë Albinfo.ch jus jell disa nga dizajnet e Fate Kastratit:




