„Për akuzat duhen dëshmitë, kurse derisa ato nuk ekzistojnë gjërat mbeten vetëm thashetheme dhe të pabaza, ndërsa individi mbetet i pafajshëm” ka thënë komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler. Në këtë mënyrë ai ka komentuar raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
Buhler, në një takim me gazetarë në Mitrovicë ka potencuar se Kosova nuk është vend i krimit, përkundrazi vërehen përmirësime dhe se jeta për qytetarët pa dallim është normalizuar dukshëm.
Sipas tij, do të ketë reduktim të trupave të KFOR-it në mbarë vendin, e po ashtu edhe në pjesën veriore të Kosovës, duke precizuar numrin e tyre prej 5 deri në 6 mijë pasi ky numër do të jetë në gjendje të trajtojë çështjen e sigurisë në mënyrë shumë të mirë.