Brukseli do t’u kërkojë njerëzve që të veshin maska në hapësira publike dhe në hapësira private nëse rritet numri i rasteve me koronavirus, tha qeveria rajonale të enjten.
Urdhri do të fillojë kur mesatarja ditore e rasteve për 100,000 banorë të arrijë 50 në shtatë ditë, tha Rudi Vervoort, kryetar i rajonit të Brukselit.
Mesatarja ditore në rajon ishte 38.4 javën e kaluar.
Belgjika vendosi frenime të mprehta në kontaktet sociale më 27 korrik, pasi infeksionet me koronavirus u rritën javët e fundit.
Qeveria britanike tha të enjten se do të vendosë karantinë për ardhjet nga Belgjika, pas Estonisë, Irlandës, Letonisë dhe Norvegjisë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.