Disa nga përfaqësuesit e diasporës shqiptare janë mbledhur në Bruksel për të implementuar projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”, me qëllim që të rinjtë të mësojnë për rrënjët e tyre, transmeton albinfo.ch.

“Së bashku mund të punojmë për të vënë në jetë projekte me dobi të ndërsjellë, duke i kushtuar një vëmendje gjeneratës së re për t’i afruar me rrënjët e të parëve, përcjell albinfo.ch. Për këtë qëllim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Albanianmefa i ka dhënë “dritë jeshile” projektit të shkollës verore “JAM SHQIPTAR”, me fokus vizitat studimore të të rinjve nga diaspora në Shqipëri, për t’u njohur me historinë, kulturën dhe gjuhën shqipe”, ka shkruar Ambasada Shqiptare në Zvicër.



