Ministrat e Jashtëm të BE-së, gjatë takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, kanë marrë vendimin që të nis “Studimi i fizibilitetit” me Kosovën, i cili rrjedhimisht brenda një periudhe dyvjeçare do të mund të çonte te Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, shkruan Zëri, duke cituar burime në Bruksel.
Kështu, Komisioni Evropian do të nisë “studimin e fizibilitetit” me Kosovën.
Kurse të enjten kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet në Bruksel me kryediplomaten evropiane, Catherine Ashton, ka bërë të ditur zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijanqiq.
Po ashtu raportohet se, Këshilli i Ministrave për çështje të përgjithshme të Bashkimit Evropian, që tri orë është duke diskutuar për vendimin final për dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë, pasi Rumania ka kërkuar që të ketë garantime shtesë se Beogradi në mënyrë të rregullt do t’i implementojë ligjet për pakicat kombëtare.