Pas përfundimit të intervistimit në polici, Flora Brovina ka pranuar se nuk e ka verifikuar fotografinë dhe ka thënë se mund të jetë e falsifikuar, transmeton albinfo.ch.
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, u ka kërkuar falje të gjitha grave të dhunuara. Ajo ka shpjeguar se fotografinë e ka prej vitit 2003 dhe se dikush ia ka dorëzuar asaj me zarf.
Brovina ka theksuar se nuk i ka shkuar në mendje që ta verifikojë atë.
“Kadri Veseli nuk e ka ditur rastin. Unë kisha shumë dokumente për ta dëshmuar gjenocidin”, ka thënë ajo.