Armando Broja nuk ndalet. Sulmuesi kuqezi sërish ka shënuar për Southampton, që shënoi fitore ndaj Brentfordit me rezultat 4:1, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi shqiptar realizoi golin e 3:1 pas një kundërsulmi të shpejt, ku u nis me shpejtësi nga mesi i fushës dhe përballë portierit nuk gaboi.
Ky ishte goli i pestë për 20 vjeçarin këtë edicion në kampionatin anglez.