Armando Broja e kishte një debutim ëndrrash te Chelsea gjatë fundjavës që shkoi.
Ylli i ri shqiptar u inkuadrua në katër minutat e fundit në fitoren 4:0 ndaj Evertonit.
18-vjeçari e zëvendësoi Olivier Giroudin në ndeshjen e zhvilluar në “Stamford Bridge”.
“Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme. Unë kam ardhur këtu që kur isha fëmijë dhe gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment. Ta bëja debutimin në ‘Stamford Bridge’ ishte një ndjenjë e madhe. Para se të futesha në lojë, isha paksa nervoz. Por, më pas i shijova ata minuta lojë. Ishte një ndjenjë e paharrueshme”, ka thënë Broja për “Sky Sports News”.
Ai ka luajtur për ekipin U-21 të Shqipërisë, por mund të luajë edhe për Anglinë në të ardhmen, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.