Mbretëria e Bashkuar ka caktuar një koordinator special për të luftuar flukset në rritje të emigrantëve që arrijnë në brigjet e saj nëpërmjet gomoneve.
‘The Telegraph’ raporton se detyra i është besuar gjeneralit Stuart Skeates, i cili ka shërbyer në konfliktet në Bosnjë e Hercegovine dhe Afganistan.
Që prej fillimit të vitit më shumë se 37 mijë emigrantë kanë arritur tokën britanike dhe, sipas disa publikimeve mediatike, 60% e totalit thuhet se janë shtetas të Shqipërisë.
Por, organizata të të drejtave të njeriut thonë se shifra që u referohet shqiptarëve nuk është e konfirmuar, ndaj kërkojnë nga Qeveria britanike të bëjë publike shifrat zyrtare.
Gjenerali Skeates ka punuar më parë si këshilltar i Kancelarit të Dukatit të Lancasterit, rajon në Perëndim të vendit, duke ndihmuar në parandalimin e shfrytëzimit të njerëzve vulnerabël nga trafikantët e qenieve njerëzore.