Skip to content

Britania ashpërson rregullat për emigrantët

35 mijë paund në vit duhet të fitojnë emigrantët nëse dëshirojnë të qëndrojnë në Britani. Sidomos emigrantët që vijnë nga vendet joanëtare të BE-së, të cilët kanë shpenzuar mbi pesë vjet duke punuar në Britani. Ata mund të deportohen, thotë sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May, shkruan “The Guardian”. Shifrat e emigracionit të publikuara […]

35 mijë paund në vit duhet të fitojnë emigrantët nëse dëshirojnë të qëndrojnë në Britani. Sidomos emigrantët që vijnë nga vendet joanëtare të BE-së, të cilët kanë shpenzuar mbi pesë vjet duke punuar në Britani.

Ata mund të deportohen, thotë sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May, shkruan “The Guardian”.

Shifrat e emigracionit të publikuara në maj tregojnë se emigracioni për punë nga vendet jashtë Evropës u rrit me 24 mijë deri në 68 mijë në vitin 2014.

Paga prej 35 mijë dollarësh nuk do të prekë ata që punojnë në fushën e financave, ose në Teknologjinë e Informacionit, por ka shumë sektorë të tjerë nga të cilët largimi do të jetë i detyrueshëm, kur të vendoset pragu i pagës.

Për dekada, qëndrimi në Britani është përcaktuar në varësi të kohës së qëndrimit atje, por edhe nga lidhjet e mëparshme me këtë vend.