Norma e papunësisë në Britaninë e Madhe shënon nivelin më të ulët që nga 1974, me 3,8% në tremujorin e parë, shenjë e ekuilibrit të tregut të punës pavarësisht Brexit, pa fshehur pabarazitë në vend.
Disa ekonomistë sqarojnë, ndër të tjera, të dhënat pozitive të papunësisë nga vendimi i bizneseve për të punësuar më tepër sesa për të nisur projekte të reja investimesh, marrë parasysh situatën e paqartë të daljes nga BE-ja.
Fillimisht e planifikuar në fund të marsit, Brexit u shty në fund të tetorit, marrë në konsideratë ngërçin politik në vend, shkruan ata, përcjell albinfo.ch.
Fleksibiliteti i tregut të punës e bën më të lehtë ndarjen kompani – punonjës.
Të dhënat pozitive të punësimit nuk fshehin një nivel shqetësues të pabarazive ekonomike dhe shoqërore. Sindikata e fuqishme TUC ngriti alarmin në një anketim të zhvilluar sot për nivelin e pagave gjithnjë e më të ulëta në krahasim me ato përpara krizës financiare, veçanërisht në sektorin publik.