Kryeministri britanik Boris Johnson tha të hënën se njerëzit duhet të mbajnë maska në hapësira të mbyllura siç janë dyqanet dhe se qeveria do të japë më shumë informacione brenda ditëve të ardhshme lidhur me masat që do të përdoren.
I pyetur nëse do ta bënte të detyrueshme mbajtjen e maskave nëpër dyqane, Johnson tha: “Maska kanë një vlerë të madhe në vendet e mbyllura.”
“Unë mendoj se në dyqane është shumë e rëndësishme të vendosësh maskë” tha Johnson.
“Në aspektin e mënyrës se si ne e bëjmë atë, pavarësisht nëse e bëjmë atë të detyrueshëm ose jo, do të shohim në ditët e ardhshme,” tha tutje ai, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch