Britania e Madhe dhe Franca raportuan rritjen më të lartë në numrin ditor të rasteve të koronavirusit të enjten në Evropë.
Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 16,096 raste të reja Covid-19 në 24 orë. Gjithsej 31,511 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Francë dhe janë raportuar 497,237 raste.
Britania e Madhe raportoi 6,634 raste të reja, duke i çuar rastet totale të konfirmuara në 416,363.
Dyzet vdekje të tjera u raportuan në Britani të enjten dhe numri i të vdekurve, sipas PHE, tani qëndron në 41,902 – më i larti në Evropë, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch