“Brezi Ynë” do të sjellë në Cyrih ekspozitën e fotografit nga Presheva me nam botëror, Adrian Limani.
Ekpozita „Drita e Lirisë“ do të mbahet më 18 – 20 shkurt 2016 ne Qendrën Kulturore të Kosovës.
Limani është i njohur më së miri për një seri fotografish interesante, si ato me hënë dhe me poçe elektrike, që zunë vend në shumë medie prestigjioze botërore, si: “DailyMail”, “Telegraph”, “The Sun”, “Mirror”, “National Geographic” etj.
Ekspozita do të shoqërohet mekoncerte të ndryshme shqiptare mundësuar nga “Different Shows”, udhëhequr nga Fatmir Haziri, që i ka përkrahur me këto iniciativa.
Janë koncerte me kualitet të lartë të muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për një program që brenda këtyre diteve do të përmbush çdo shije :“Albanian Rock Night” me “Bloody Foreigners” nga Londra dhe “Troja” nga Prishtina (20.02.16).

