Valentina Marevci, krijuese e re nga Kosova, vjen për të prezentuar pikturat e saj në Zvicër.Bëhet fjalë për ekspozitën e saj personale, të parën në Zvicër, që është titulluar „Brez pas brezi“.
Piktorja Marveci sjell pikturat për të cilat ishte inspiruar nga trashëgimia kulturore në Kosovë.
Në pikturat e saj dominojnë ngjyrat e ngrohta, të cilat i kanë punuar vaj në pëlhurë me dimensione standarde.
Nëpërmjet kësaj ekspozite, artistja e re do ta ketë mundësinë të shpalosë vlerat artistike para artdashëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

