Jehona e Brexit vazhdon të ngadalësojë ekonominë britanike. Sipas të dhënave, ajo është sheshuar, pasi tregtia pas Brexit po performon me rezultate të dobëta.
Zyra kombëtare statistikore e Britanisë ka deklaruar se ekonomia tre muajt e fundit nuk ka shfaqur rritje, madje sektori i prodhimin vazhdon të tkurret.
Produkti i brendshëm bruto ra me 0.1% në maj pas një ngritjeje të shkurtër 0.2% në prill.
Tashmë që pas pandemisë COVID-19, Britania renditet pas me shtetet fqinje të BE-së, të cilat në krahun tjetër shfaqen në rritje të shpejtë krahasuar me vitin e kaluar.
Një sfidë që ndjek kryeministrin Rishi Sunak, i krahut konservator, i cili në 5 pikat e tij primare për reformimin e shtetit të monarkisë më të famshme në botë, kishte pikërisht rritjen e performancës ekonomike.
Të gjithë sektorët e ekonomisë britanike u kontraktuan në maj.
Prodhimi industrial ra me 0.6%, sektori i ndërtimit me 0.2%, ndërsa sektori i shërbimeve është i ngecur pa asnjë ndryshim.
Inflacioni vazhdon i pandryshuar në 8.7%, duke rënduar mbi buxhetin e familjeve britanike dhe bizneseve.