Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektuan punimet në tunelin e Skaficës, një projekt që do të bëjë që rruga nga Tirana në Saranda të realizohet për 3 orë, ndërsa do të afrojë edhe më shumë Gjirokastrën me qytetin bregdetar.
“Përfundimi i kontratës është 7 gusht 2021, por besoj se sezonin tjetër turistik tuneli do të jetë i gatshëm. Nuk parashikojmë të kemi problematika të tjera”, i tha Balluku Ramës, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.