Është në rritje vala e akteve të dhunës të drejtuara kundër azilkërkuesve në Gjermani. Vetëm në periudhën nga fillimi i vitit e deri tash janë shënuar 94 sulme të ndryshme mbi qendrat e azilit dhe në vendet tjera ku strehohen refugjatët, shkruan agjencia reuters.
Sipas të dhënave që Ministria Federale e Punëve të Brendshme ka publikuar të premten, nga një janari deri më 9 shkurt janë paraqitur 94 raste të tilla.
Në mesin e tyre numrohen dy zjarrvënie dhe një rast i shkeljes së ligjit për mjetet shpërthyese. 90 nga 94 rastet konsiderohen se janë vepër e dorasve të kampit politik të ekstremit të djathtë, transmeton albinfo.ch.
Gjithsej nga këto raste, 19 janë delikte të dhunshme. Ndërsa më të shpeshtat kanë qenë deliktet e dëmtimit të gjesendeve (38) dhe delikte propagande (24).