Harvey Legge, djalë 14 vjeç nga Sheffield i Anglisë vuan nga sëmundja me emrin Skolioza, prej të cilës i është deformuar boshti kurrizor.
Pak kohë më parë ai i është nënshtruar një operacioni, përmes të cilit i është drejtuar kurrizi. Dhe, jo vetëm kaq: si rezultat i kësaj ndërhyrjeje kirurgjike trupi i Harvey-t është rritur brenda asaj nate për 13 centimetra.
“Është vërtetë mrekulli të shohüesh diçka të tillë. Ai ka tash qëndrim të njëjtë të trupit sikur unë – Im bir brenda natës është bërë 13 centimetra më i gjatë, pasi që kirurgët ia drejtuan boshtin kurrizor”, thotë nëna e Harvey-t.