Në 96 orët e fundit, 36,261 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testimeve të kryera është 212 689.
BAG raporton gjithashtu 69 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 345 persona të tjerë u shtruan në spital. Numrat i referohen periudhës nga 24 dhjetori deri më 27 dhjetor.