Rreth 800 refugjatë nga veriu i Afrikës ishin duke lundruar në shtatë anije dhe barka. Fluksi i emigrantëve në drejtim të Mesdheut për shkak të kushteve më të mira atmosferike është rritur ndjeshëm ditët e fundit.
Vitin e kaluar 42’925 refugjatë erdhën me anije dhe barka në Italia, duke shënuar rekord. Kjo paraqet një rritje prej 325 për qind më shumë në krahasim me vitin 2012.
Në mesin e emigrantëve kishte edhe 3818 të mitur që nuk ishin të shoqëruar nga të rriturit . 88 për qind e emigrantëve vitin e kaluar zbarkuan në Sicili të Italisë . 14’753 sish në Lampedusa .
Këtë vit mund të ketë një rekord të ri . Në janar tashmë arritën 2157 emigrantët në Italinë e Jugut . Kjo është dhjetë herë më shumë se në të njëjtën periudhë vitit 2013. (sda)
Brenda 24 orëve shpëtohen 800 emigrantë ilegalë
0 Likes
0 Share
Refugjatët janë kapur para se të mbërrinin në Sicili. Policia detare ka shoqëruar me helikopter refugjatët, njoftuan mediet italiane