Në 75 ka arritur numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande de Sul.
Autoritetet lokale kanë njoftuar se mijëra persona janë zhvendosur teksa presidenti i vendit së bashku me pjesëtarë të kabinetit të tij janë mbledhur për të diskutuar me autoritetet lokale për punët e shpëtimit dhe rindërtimit, shkruan albinfo.ch.
Tutje është bërë e ditur se numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm pasi 103 persona u raportuan të zhdukur të dielën, nga rreth 70 sa ishin të shtunën, raporton Reuters.