Të paktën 25 persona kanë vdekur, pasi një autobus i turistëve u përplas me një kamion në verilindje të Brazilit.
Sipas raportimeve nga Daily Mail, pesë persona të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur të dielën rreth orës 23:30 me kohën lokale në shtetin verilindor brazilian të Bahias, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet kanë njoftuar se trupat u janë dorëzuar policisë për identifikim, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë vdekur tre persona që ishin në kamion dhe 22 të tjerë që ishin në autobus.
Ndër viktimat ishin 8 burra dhe 17 gra, prej të cilave një shtatzënë.