Vendimi i Qeverisë të mërkurën për të braktisur negociatat e saj të gjata me Bashkimin Evropian, mund të ketë pasoja të gjera në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, tregut të punës, si dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në fushat e tregtisë, arsimit dhe kërkimit, transmeton albinfo.ch.
“Një marrëdhënie afatgjatë dhe e qëndrueshme me Bashkimin Evropian mbetet e një rëndësie të madhe për ekonominë zvicerane”, tha Economiesuisse, një shoqatë që përfaqëson interesat e biznesit të Zvicrës.
Kjo shoqatë shtoi më tej se “tani është e nevojshme të stabilizohen marrëveshjet ekzistuese dhe të minimizohet dëmi”. /Albinfo.ch